BallinaOP EDPD do të ngrihet, e duan interesat e vendit

PD do të ngrihet, e duan interesat e vendit

spot_img
spot_img
Nga PREL DEDAJ
Janë disa intrigat që penguan zhvillimin e shoqërisë shqiptare në këto 33 vite postkomunizëm, por në themel të të gjithave, qëndron gradimi i injorancës dhe goditja e meritokracisë, mënyrë kjo e huazuar ekzaktësisht nga regjimi komunist, i cili sundoj në vëndin tonë për plot 45 vite. Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se parlamenti 1992 -1996, në tëresinë e tij, ishte i një niveli intelektual të lavdërueshëm, por edhe punët u duk sikur po merrnin udhë të mbarë. Nuk dua të zgjatem, pasi të gjithë i dimë sulmet, perjashtimet dhe goditjet që iu dhanë për motive kryesisht të pa qenë, shumë prej intelektualëve ish-deputet të atij sezioni parlamentar. Më pas nisi kandidimi i militantëve besnikë të liderëve dhe resto ata që kishin nga dy e tre diploma të blera në tregun e lirë që iu mundësoj “demokracia” alla Berishiane, me liçencimin pa asnjë kontroll e kriter të universiteteve, si Kristali të Tiranës. Arritjet e kësaj politikëberje, sipas metrit të Sali Berishës, ” gjithçka e di unë” , permblidheshin shkurt në zero zhvillim, zero mirëqënie, largim nga vëndi për shqiptarët, dhe autoritarizëm të drejtuesve të partive e pasurim abuziv, per ata e kastën që i rrethonin.
Në këtë vorbull u perfshinë të dy partitë “armike” që zotëronin gjithë hapësirën politike në vënd, por flamurtarja e kësaj zeje politikbërje, me miq, simpatizantë e servilë të kryetarit, shpalosej PD-ja.Por istitucionalizimi i mënyrës së të bërit politikë kryesisht me guakë, përsa i përket kulturës apo vlerave intelektuale të demostruar në jetën shoqërore, u shpik nga Sali Berisha dhe u bekua nga ” kundështari” i tij Edi Rama, me ligjin zgjedhor 2008. Mbas këtij ligji, injorantët, servilët, besnikët e kryetarëve, kriminelët dhe buzëqershitë që kishin mundur të kontaktonin kokat e politikes, pa ndërprerje përbënin shumicën në parlamentin shqiptar. Tani e në vijim deputët, nuk kishin më proukopim angazhimet e tyre për zonën që i përkisnin, por thjeshtë mbrojtjen e interesave të partisë dhe plotësimin e dëshirave apo tekave të kryetarëve , dhe kjo buronte nga fakti se në parlament kishin vajtur nga kryetari i partisë e jo nga vota e qytetarëve. Produkti i kësaj politikëbërje me servilë , të pa aftë e jo pak syresh neto injorantë, shihet lehtësisht tek supervilat,hotelet me 5 yje, resortet turistike, komplekset tregtare, pronat në bregdet, jahtet, makinat e luksit, pushimet e ece-jaket në vendet me famoze të botës, luksi familjar e studimet e fëmijëve jasht shtetit, vetëm për një grusht njerëzish që merren me politikë, ndërsa për qytetarët ngritje çmimesh, stop në rritje pensionesh e rrogash, pa punësi dhe largim masiv nga vëndi për mbijetesë. Nuk besoj se e kam tepruar, por kjo është gjëndja me të cilën mburret politika shqiptare deri tani. Sigurisht, nuk mund të injorohet gjithçka, pasi veçanërisht në këto vitet e fundit në infrastukturë, ndertim, ani se nuk ka qenë nevoja, dhe turizem, vërehen arritje, por pa ndikim në mirëqenien e qytetarëve.
Duhet të jemi të bindur se kjo gjëndje nuk është spontane, por kalkulim i mirëmenduar nga kupola e politikës. Çfarë mund të pritej tjetër, kur në parlament kemi deputet injorantë, që shprehen publikisht se Hajredin Pasha, është heroi dibranë i të gjitha kohrave, hidraulikë, kone, që nuk dijnë përse janë në parlament, përpos ti dalin zot kryetarit, ministër që ban thirrje të mbillet grurë në muajin mars, kryebashkiak që angazhohet publikisht se do të mbjellë 2 miljon drurë dekorativ në Tiranë, baraz me 600 ha siperfaqe pyjore, ish bashkiak që për të kandiduar në X bashki i lëpinë menderen Berishës, por kur nuk iu bie peshku në grep, i vrapon tek ata që me gjysëm fryme janë distancuar prej tij, e sa e sa nivele të tjera mediokër që gjoja perfaqojnë popullin e do ti zgjidhin hallet! Nuk mbaroj tablloja me këto
portrete, por ata më ufot, rezultojnë guakët e grupit opozitarë zyrtarë, që kanë prenotuar studiot tv-ve dhe po shpalosin injorancën e tyre “largpamëse” mbi bashkimin e demokratëve. Një herë, kanë votuar, denoncimin e Berishës, tani thonë të ulemi
me Berishen. Një herë, janë deklaruar pro amerikanë e europiano perendimorë , tani dalin me tezen e bashkimit me anti amerikanët. Një herë janë ngujuar në selinë e PD-s për ti bërë ballë vandalizmit të udhëhequr nga Berisha ndaj ndërtesës së subjektit politik, tani thonë shkojmë tek Berisha. Deri tani thanë kemi humbur nga Aleanca Berisha – Monika, tani thonë të bashkohemi ndën komanden e burrit të saj kryetar i ligjëshëm i “opozitës”, lider i një partie të qëndrës së majtë. Këta kampion të injorancës, janë të justifikuar plotësisht për tilla lajthitje, pasi realisht në parlament i ka sjell Berisha e jo populli. Ndaj si i mbyturi që mbahet edhe në shkumën e dallgëve, me shpresë se do shpëtojë, provojnë të vetmin shans që kanë në se do bajë Zoti mrekulli, ta shohin vehten përsëri deputet. Nuk janë ndryshe as një pjesë që nuk bajnë thirrje për bashkim, por thonë :- Po shfaqet rreziku Basha.”- Basha të mos ktheht, thotë njëri, Basha të deklarohet publikisht për lidhjet me Berishen, ia pret tjetri. Se Basha i dha kohë Berishës dhe gjithë majmunrisë që kishte grumbulluar ai në PD të arrinin objektivat e lajmëruara, duke u dorhequr e qëndruar gojëmbyllur për plot një vit, për këta nuk ka asnjë vlerë. As se Basha nuk ka asnjë lidhje me të kaluaren komuniste dhe se është investim i demokratëve, nuk vlen. Madje as fakti se se dorëheqja e Berishës në 2013 ka qenë thjesht një truk , pasi ai ka komanduar PD-n, një lloj si edhe kur ishte kryetar, nuk iu hyn fare në vesh. Vetëm Basha të mos vijë. Pra nuk janë me Berishen, por kërkojnë ekzakt atë që don Berisha e prapa kuintave edhe Rama e Metaj. Këta mjeranë që luftojnë për mbijetesën e tyre politike në dëm të zhvillimit e integrimit të vëndit në bashkësinë europiane, ti gëzohen injorancës së tyre që i solli deri këtu. Partia Demokratike nuk është e deputetëve. Deputetët janë të Partisë Demokratike. Lulzim Basha, i ka të gjitha kreditet në favor për të kandiduar për kreun e partisë. Janë anëtarsia e përfaqsia e tyre, që shohin interesat e vëndit, e jo kolltukun e deputetit, që do të votojnë, jo ju guakët e Sali Berishës.
Edhe ju berishistë, do jetoni të qetë e të lirë, në një Shqiperi që do ti hap derën progresit mbarë shoqëror, e ndihmuar e mbështetur fuqimisht nga miqtë tanë historikë, me ata amerikanë në krye të listës. Bashkohuni me Berishen, jeni të lirë dhe të mirëkuptuar. PD-ja nuk do të bëhet më kurrë pronë e kryetarit të sajë. Parlamenti, nuk do të të jetë ma ndermarrja ku jeni punësuar ju. Por edhe per ju, jeta vazhdon. Në gjirin e popullit do shikoni sa iu vlen lëkuara. PD-ja do të ringrihet, jo per guston tuaj e interesat personale të dikujt, si deri tani, cilido qoftë ai që do ta mandatojë vota e demokratëve në krye të saj, por si forcë politike me objektiva të qarta të djathta, gjithnjë në garë me të majten, por jo në luftë “armiqësore” për egoizëmin që dikton lakmia për pushtetin, si mjet pasurimi pa meritë, në dëm të zhvillimit e mirëqënies së popullit, siç ka ndodhur në këto 33 vite që kaluan.
NEW JORK 10. 06. 2023.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular