Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën e huaj.
Ministrja Evis Kushi me anë të një postimi në Facebook thotë se “kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”.
Kushi shprehet optimiste për rezultatet e para të maturantëve, ndërsa i uron të gjithëve suksese në provimet e radhës.
“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.
Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.
Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde”, tha Kushi.