BallinaAktualitetSPAK do procedojë 20 politikanë që janë shpallur non-grata nga Anglia e...

SPAK do procedojë 20 politikanë që janë shpallur non-grata nga Anglia e SHBA

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se deri në zgjedhjet e 2025 do të procedohen penalisht të gjithë personat e shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Sipas Spahiut, SPAK është fazën që po dërgon dosjet e plota për të gjithë subjekte që janë në listën e zezë, të cilët janë rreth 20 persona

“Kam një parashikim të bazuar në informacione që SPAK deri në zgjedhjet e 2025 do procedojë të gjithë personat e listuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ka një bashkëpunim mes partnerëve. Prokuroria i ka dërguar letra Uashingtonit dhe Londrës për të gjitha subjektet politike të shpallur non  grata. Janë në procedurën ku po dërgojnë dosjet e plota për të gjithë subjekte që janë në listën e zezë. 100 për qind e listës, ku janë afro 20 persona. SHBA dhe Britania jo të gjithë emrat i kanë bërë publik. 20 persona që janë shpallur non grata do procedohen mund të jetë në gjendje të lirë, me detyrim për të mos u larguar nga vendi, mund të arrestohen. Është paralajmëruar se do ketë sanksione të tjera, pra jo vetëm non grata. Për të mos ndikuar në zgjedhje, sanksionet janë thënë që do të jenë pas zgjedhjeve. Goditjet do jenë më të larta se Dako”, tha Spahiu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular