BallinaAktualitet145 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit/Bujar Leskaj: Dy aktet e para...

145 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit/Bujar Leskaj: Dy aktet e para që mori bënin të qartë se Shqipëria nuk do të lëshonte asnjë pëllëmbë tokë

Nga Bujar Leskaj
10 qershor 2023- 145 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e madhe më e rëndësishme shqiptare dhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.
Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të Kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte Shqipërisë krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan kuvendin mbarëshqiptar, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.
Në 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katër Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.
Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110.
Dy ishin rrymat kryesore që debatuan: atdhetarët të cilët mbrojtën idenë e një bashkimi kombëtar dhe territorial, dhe fraksionet osmane të cilët ushtronin presionin që edhe nëse Shqipëria do të funksiononte veç administrativisht, sërish të varej nga Porta e Lartë.
“Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”- tha në fjalën e tij Abdyl Frashëri.
Lidhja e Prizrenit krijoi 3 komitete (ministri);
Punët e Jashtme: Abdyl bej Frashëri, mbështetur nga Shaban bej Peja, Galip bej Shkupi, Asaf efendi Manastiri.
Punët e Brendshme: Haxhi Shabani, mbështetur nga Qorr Abdyl Efendi myderriz i Shkupit, Mahmud Qyprili, Esat pashë Tetova.
Financat: Sulejman Vokshi, mbështetur nga Zija bej Prishtina, Shefik bej Gjilani.
Dy aktet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Aty i bënin të qartë se Shqipëria nuk do të lëshonte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara më qindra firma nga patriotët shqiptarë pjesëmarrës në Kuvend.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular