BallinaRajoniAmbasadorët e QUINT-it dhe krerët e opozitës bojkotojnë festën e Kurtit dhe...

Ambasadorët e QUINT-it dhe krerët e opozitës bojkotojnë festën e Kurtit dhe Osmanit për Çlirimin

spot_img
spot_img

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it duket se e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit. Klan Kosova raporton se në ceremoninë e organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk janë parë, as krerët e opozitës.

Sipas të njëjtave burime, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Arabisë Saudite. Zyra e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti nuk kanë bërë deklarata në lidhje me këtë çështje.

As ambasadorët e QUINT-it nuk kanë bërë ndonjë sqarim për mungesën. Ambasadorët e QUINT-it janë ata të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës që gjenden në Kosovë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular