Pas vendimit të Kryesisë së PD-së për të mbajtur zgjedhjet në 29 korrik, në bazë kanë nisur lëvizjet për plotësimin e vakancave nëpër degë
Gazmend Bardhi, kërkoi sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për miratimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, disa anëtarë kryesie kanë propozuar që të gjitha ato degë të PD-së zyrtare që nuk kanë kryetar, të plotësohen.
Pra pozicionet e kryetarëve të degëve, të cilat ishin bosh, tashmë me propozimet e reja, do të jenë të plotësuara.
Lidhur me vendimin e kryesisë së PD-së ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili tha se nuk ka asnjë informacion se si është zëvendësuar Korreshi.
”Nuk do të firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin e PD. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk jam vënë në dijeni për një vendim të tillë. Mesa duket kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm një grup i caktuar. Janë në të drejtën e tyre, ashtu siç sekretari i përgjithshëm është në të drejtën e tij për të zbatuar me përpikmëri statutin.
Është e qartë, statute i PD, ky debat ka një vit e gjysmë që diskutohet. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet nga Këshilli Kombëtar. Përgjigja ime e vetme është se sekretari i përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Pa statut dhe rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë. Unë e kam zbatuar vendimin e kryesisë, e përsëris, unë respektoj çdo detyrim statutor.
I vetmi dokument apo set rregullash që n amban bashkë në PD është statute i PD. Unë këtë po bëj. Unë jam për të ofruar zgjidhje dhe për të gjetur zgjidhje. PD ka institucione, nëse një parti politike nuk ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë mes dy kuvendeve, nuk mund të organizojë proces zgjedhor”, u shpreh Bardhi.