BallinaAktualitetVIDEO/ “Nuk mundem, vazhdoje ti”, moderatorja e Mediaset shpërthen në lot për...

VIDEO/ “Nuk mundem, vazhdoje ti”, moderatorja e Mediaset shpërthen në lot për vdekjen e Silvio Berlusconit

spot_img

Lajmi për vdekjen e Silvio Berlusconit ka tronditur opinionin italian.  Më prekës, ka qenë për prezantuesit e Mediaset, Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi të cilët e kanë pasur të vështirë për ta përcjellë lajmin te publiku ashtu siç duhet.

Kjo pasi moderatorja Federica Panicucci ka shpërthyer në lot, duke e pasur të pamundur që të vazhdojë fjalinë.

Për këtë arsye, ka kërkuar ndihmën e kolegut.

“Të lutem, vazhdo ti”, dëgjohet teksa thotë Federica Panicucci

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Silvio Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular