BallinaKronikeAnkimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së nga arratia, togat e zeza rrëzojnë...

Ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së nga arratia, togat e zeza rrëzojnë rekursin e Suel Çelës

spot_img
spot_img

Gjykata e Lartë kanë rrëzuar rekursin e Suel Çelës, i cili nga arratia ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Apelit të GJKKO dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj.

Suel Çela është i dyshuar për porositjen e 3 ngjarjeve të rënda kriminale dhe nga arratia, përmes avokatëve, bëri rekurs vendimin, që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Porosia për vrasjen Otit të Elbasanit

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare në maj të vitit 2022 pas zhvillimit të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”

Në dëshmitë e serial-killerit, Nuredin Dumani përmendej edhe Suel Çela, sipas të cilit ai kishte porositur vrasjen e Elton Kilës, shënjestër e disa atentateve të dështuara në qytetin e Elbasanit.

Sipas dëshmisë, Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj, i kishte dërguar fotot e Otit të Elbasanit me qëllim për ta eliminuar.

Sipas dëshmive, vrasja do të kryhen nga Henrik Hoxhaj kundrejt një pagese prej 70 mijë eurosh, por duke qenë se ai nuk e kreu dot porosinë, nga Kosova erdhi vetë Dumani. Vrasja ishte planifikuar të kryej më 29 mars të vitit 2022, ditën kur Nuredim Dumani mbeti i plagosur me armë zjarri në Elbasan, ngjarje e cila nuk është zbardhur ende.

Atentati ndaj Lulzim Mashës

Një tjetër krim që dyshohet se është porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.

Në dëshminë e tij Dumani tregoi: “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në ‘Matrix’ më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës ‘Wilson’.

Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës ‘Wilson’ për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhajn (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë.

I thashë Rikut që do t`i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në ‘Matrix’ e kam regjistruar ‘kusho’. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës ‘Wilson’ e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë ‘Wolksvagen Passat’ ose ‘Pheiton’ dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë ‘skorpions’ 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku”.

Kush është Suel Çela

Megjithëse i përfolur si i përfshirë në trafikun e drogës dhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan me lidhje të forta politike, emri i Suel Çelës bëri bujë në shtator të vitit 2017 pasi me Audin e tij luksoz sfidoi një post-bllok policie pranë tregut të qytetit, duke rrezikuar jetën e tyre.

Forcat e rendit e ndaluan atë për kontroll. Madje, nga kamerat e sigurisë që u publikuan pas ngjarjes, roja i tregut i mbylli derën forcave të policisë.

Dy vite më vonë, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për ngjarjen e bujshme ku krimi sfidoi hapur shtetin. Çela rezulton i dënuar në Itali për trafik droge, por ai ia ka dalë t’i shpëtojë arrestimit dhe ekstradimit, pasi në vitin 2020, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular