BallinaKryesoreBasha: T’u japim njerëzve forcë dhe një alternativë më të mirë. Të...

Basha: T’u japim njerëzve forcë dhe një alternativë më të mirë. Të zhbëjmë paktin kushtetues Berisha-Rama

Basha: t’u japim njerëzve forcë dhe një alternativë më të mirë. Të zhbëjmë paktin kushtetues Berisha-RamaGratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e vështirësive ekonomike dhe të korrupsionit të këtij sistemi politik të skaduar, që e mban padrejtësisht Shqipërinë në vendnumëro. Por gratë janë edhe qendrestaret më të forta. Me urtësi, dhembshuri e guxim sfidojnë të gjithë ata që kërkojnë të imponojnë frikën ndaj ndryshimit me mjetet e vjetra të gjuhës përçarëse dhe linçimit.

Ndihem fatlum që mund të mbështetem në miqësinë dhe vendosmërinë e grave kurajoze, të cilat besojnë se nëpërmjet vlerave, të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike, ne mund të ndryshojmë realitetin e hidhur në të cilën jetojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, që presin një alternativë konkurruese dhe konstruktive nëpërmjet të cilës të çlirojnë sistemin politik dhe ekonomik, për të ecur përpara në rrugën tonë europiane.

Unë e di që ndryshimi është i vështirë. Sakrifikova çdo gjë për të sjellë një model ndryshe, duke lënë mënjanë interesin personal, në interes të Partisë Demokratike dhe demokratëve, me shpresën se gjërat në familjen tonë politike do të shkonin më mirë. Por kjo nuk ndodhi! Pavarësisht premtimeve të bujshme për fitore të menjëhershme, baltës dhe akuzave shterpë të hedhura ndaj meje dhe kujtdo që mbron idenë e një Partie Demokratike në aleancë të ngushtë me perëndimin dhe në luftë ballore me korrupsionin, demokratët dhe shqiptarët panë se gjërat shkuan edhe më keq. Zgjedhësit refuzuan të zgjidhnin mes dy të këqijave.

Ndaj nuk mund të qëndrojmë më duarkryq! Duhet t’u japim njerëzve një alternativë, e cila nis me zhbërjen e paktit kushtetues Berisha-Rama të 2008-ës, që rezultoi si varri i demokracisë. Propozimet tona për lista të hapura, për vetting-un e politikanëve, për kufizimin e mandateve të kryeministrit dhe votën e diasporës, janë mjete për t’u kthyer qytetarëve pushtetin që ju është hequr për të mbrojtur zullumet e politikanëve.

Frika e atyre që kërkojnë të mbajnë në këmbë këtë sistem të kalbur, nuk mund të pengojë shpresën e shumicës së shqiptarëve për një ndryshim real, që i kthen çdo shqiptari fuqinë për ta ndërtuar me duart e tij të ardhmen që meriton!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular