Sirenat e alarmit kanë rënë sërish në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se është arrestuar një prej drejtuesve të asaj që njihet si mbrojtja civile.
Sipas informacioneve jozyrtare të portalit KoSSev, arrestimi dyshohet se është bërë në një parukieri në rrugën Kralja Petra, Polet.
Sakaq, pritet që të ketë edhe një njoftim nga policia për sqarimin e rrethanave.