BallinaPolitikeÇfarë po paralajmëron? Rama në përvjetorin e themelimit të partisë: Duhet të...

Çfarë po paralajmëron? Rama në përvjetorin e themelimit të partisë: Duhet të shkojmë përtej PS! Kjo forcë nuk duhet të jetë territori ekskluziv i veprimatrisë politike

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri dhe një projekt të ri politik dhe organizativ.

Komentet Rama i bëri në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ku gjatë fjalës së tij tha se PS nuk duhet të jetë territori ekskluziv i veprimtarisë politike, por sipas tij, duhet shkuar përtej saj.

Ai shtoi se mesazhi që qytetarët dhanë në 14 maj, është se Shqipërinë nuk e bën askush tjetër veç PS-së.

“Ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Duhet të shkojmë përtej PS. Ps duhet të jetë qendra e gravitetit por jo territori ekskluziv i veprimatrisë politike dhe sociale të njerëzve. Duhet të hapim rrugë të reja për të integruar në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe njerëzit që dëshirojnë të ecin përpara. Por duke i parë pikërisht aty, ku ata morën një vendim pa u marrë vesh me njeri-tjetrin, vendimin për të ecur vetëm përpara. Kjo është një frymë, sa e jashtëzakonshme, aq edhe e rrezikshme. Prej saj vjen mesazhi i nevojës popullore për një komunitet të ri politik. Kryebashkiakët tanë duhet të hapin shtigje të reja ndërveprimi me individët që kanë nevojë të dëgjohen. Deputetët tanë duhet të jenë dëshmitarët e këtij bashkëpunimi.

Dhe për të mbyllur shtigje nga ato të mëparshmet, të ndahemi nga njerëzit me dorën e gjatë. Prioriteti i prioriteteve të qeverisjes sëonë vendore duhet të jetë njerëzillëku, sepse ajo votë, ajo shumicë që kapërceu 60 % në Kamëz dhe Shkodër, është në kërkim të diçkaje. Është në nevojë për diçka, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon. Por mos mendoni se do të jenë gjatë duke pritur për ne, nëse nuk nxitojmë për t’ja dhënë. Mandati i 14 majit duhet të jetë një mandat që duhet të përfitojë rrugën e dhënieve të titujve të pronësisë mbi tokën. U kemi vënë në dispozicion bashkive një ligj të ri, për të gjithë ata fermerë dhe blegtorë që punojnë në tokat e tyre, që njohin shumë mirë njëri-tjetrin, por nuk njohin ligjin 7501. Kalimi i shërbimit të kadastrës vetëm në platformën E-Albania duhet të jetë fillimi i fundit të kësaj rruge. Si mund të jenë qytetarët të kënaqur nga ne kur u del shpirti nga ankesat.

Sepse nuk u japim akoma një kontratë pronësie. Ata nga ne presin zgjidhjen dhe ne duhet t’u japim zgjidhjen sa më parë. Shembujt e pakënaqësisë legjitime të atyre që na votuan në 14 maj, janë shumë. Duhet t’i marrim dhe analizojmë. Një nga mesazhet më të forta për ne në 14 maj është mesazhi se ‘këtë vend o e bëni ju, o askush tjetër nuk e bën’. Për mua janë tre që më bëjnë krenar për PS. E para është se qysh prej lindjes së saj, kjo është e vetmja parti që nuk e ka humbur fillin e interesit kombëtar. Qysh në ditën e krijimit të saj, PS mori një drejtim të ri, duke u ndarë me nomeklaturën komuniste. Braktisja totale e Partisë së Punës dhe sensi i veçantë i PS për interesin kombëtar dhe natyra e saj paqësore dhe institucionale, përballë kundërshtarit të vrazhdë dhe konfliktuale”, u shpreh Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular