Një personi të dënuar për trafik droge i është sekuestruar apartamenti në Durrës.
Sipas burimeve bëhet me dije se bëhet fjalë për apartamentin e Julian Sulos, me vlerë 120 mijë euro.
Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat Sulo ka qenë i dënuar.
Ndërkohë vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.