BallinaKryesore“Këshillin Kombëtar e thërret kryetari ose kryesia”, këshilltari i grupit të PD...

“Këshillin Kombëtar e thërret kryetari ose kryesia”, këshilltari i grupit të PD kundër Bardhit për zgjedhjet në 29 korrik: Vendimet më të rëndësishme të partisë i miraton…

spot_img
spot_img

Këshilltari ligjor i grupit të PD, Rezart Kthupi shprehet se vendimet më të rëndësishme të kësaj force politike i merr kryesia dhe është pikërisht kjo strukturë që vendos nëse vendimet do të shkojnë për miratime dhe në Këshillin Kombëtar

Në një intervistë për “News 24”, Kthupi del kundër qëndrimit të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi se mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë në 29 korrik e vendos mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Si do të zgjidhet ngërçi në Partinë Demokratike?

Vendimet e kryesisë janë vendime që kryesia ka tagër ti marrë. Sipas statutit kryesia merr të gjitha vendimet që nuk janë kompetencë ekskluzive të Këshillit Kombëtar apo Kuvendi Kombëtar. Nuk është ngritur në asnjë moment çështja e kuorumit. Vendimmarrja është e saktë për sa i përket procedurës. Ajo që diskutohet është nëse kryesia e ka tagrin ta marrë një vendim. Diskutimi që shtrohet është nëse vendimi kalon në Këshill apo jo.

 

 

A duhet të mblidhet Këshilli?

Nëse i referohemi statutit, thuhet që Këshilli Kombëtar miraton vendime të rëndësishme, por mbi bazën e vlerësimeve që bën kryesia. Në këto raste Këshilli Kombëtar nuk merr vendime, por miraton vendimet e marra nga kryesia. Kemi një vendim të marrë dhe është miratimi.

Nëse nuk shqyrtohet vendimi në Këshillin Kombëtar, quhet nul?

Absolutisht jo. Këshilli Kombëtar nuk miraton çdo vendim të rëndësishëm. Kryesia e vendos nëse do të miratohet një vendim i rëndësishëm në Këshillin Kombëtar.

Ju si jurist, a duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar?

Ky është një vendim politik që e merr kryesia. Ajo e vendos nëse mblidhet këshilli kombëtar. Juridikisht nuk është e domosdoshme. Por politikisht Kryesia mund të vendosë që këtë proces tia nënshtrojë si vendimmarrje është këshillit kombëtar.

Kush nuk po e zbaton statutin? Bardhi thotë se ka një grup njerëzish që nuk po e zbatojnë…

Unë nuk merrem me konsiderata personale. Duke e lexuar statutin, vendimet e kryesisë janë të rregullta. Këshillin kombëtar në bazë të statutit e thërret kryetari i partisë ose kryesia e partisë.

Si e komentoni rikthimin e Bashës?

Ai sot është ende i parikthyer. Këtë do ta mësojmë deri në 20 qershor kur është afati i paraqitjes së kandidaturave. Statuti nuk ka asnjë kufizim se kush nuk duhet të kandidojë. Më i rëndësishëm në këtë rast është procesi, që duhet të jetë qelibar. PD nuk duhet ti lejojë vetes asnjë perceptim që procesi është i manipuluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular