L’Equipe ka zbuluar se Mbappe ka saktësuar në letrën e tij se do të aktivizojë këtë klauzolë. Të gjendur përballë një fakti të tillë, drejtuesit e klubit francez janë të detyruar të lëvizin, t’i ofrojnë një kontratë të re, ndërsa janë të hapur të dëgjojnë çdo ofertë që do të vijë për Mbappe. Në këtë pikë, Mbappe është zyrtarisht në merkato pasi PSG as që ka ndërmend ta humbas falas në fund të këtij sezoni.
Me interes pritet të shihet se çfarë do të bëj Real Madrid, klub që e ndjek prej kohësh, do të paraqes një ofertë zyrtare këtë verë, apo do të pres fundin e këtij sezoni për ta transferuar falas në Madrid, përcaktues në këto negociata pritet të jetë vullneti i lojtarit.