BallinaBota“Një nga ditët më të trishta në historinë e vendit”/ Mesazhi i...

“Një nga ditët më të trishta në historinë e vendit”/ Mesazhi i fundit i Trump para arrestimit: Jemi një komb në rrënim!

Ish-Presidenti Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth Social, se sot është “NJË NGA DITËT MË TRISHTA NË HISTORINË E VENDIT TONË” pak përpara se të arrestohej para paraqitjes në gjykatë.

“JEMI NJË KOMB NË RRËNIM!!!” shkroi Trump në postimin e tij në “Truth Social”.

Trump është aktualisht duke shkuar drejt një gjykate federale në Miami, ku do të gjykohet për çështjen e ngritur kundër tij nga prokurori i posaçëm Jack Smith.

Ai përballet me 37 akuza penale në lidhje me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij në Florida Mar-a-Lago pasi la detyrën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular