Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, njëherësh edhe anëtari i kryesisë së PD i ftuar në studion e “Panorama TV” ka sqaruar se zgjedhja e kryetarit më pas strukturave është “formula” e duhur për riorganizimin e PD.
Sipas tij, prej një viti e gjysmë, PD nuk ka funksionuar si formacion politik, por kanë qenë dy grupime.
Hasa bëri fajtor tre emra të PD, Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun për mosfunksionimin në mënyrë të duhur të Partisë Demokratike.
Hasa përjashtoi mundësinë e bashkimit me atë që i quajti të “Foltores”. Berisha ka rrugën e vet ne kemi rrugën tonë, u shpreh Hasa.
“Ka pasur një mbledhje maratonë. Një nga arsyet që është diskutuar është fakti që kishim kohë pa folur gjatë.
Sipas mendimit tim në gati një vit e gjysmë ne nuk kemi funksionuar si formacion politik. Në një anë ka qenë një grup parlamentar që ka bërë beteja dhe nga ana tjetër kanë qenë strukturat demokratët në bazë. Nuk ka funksionuar kryesia e partisë dhe gjithë hierarkia. Për këtë unë bëra përgjegjës Bardhin, Tabakun dhe Alibeajn. Unë kur kërkoj përgjegjësi tek dikush kërkoj edhe tek vetja. Unë kam kërkuar mbledhje herë pas here. Kam kërkuar të vazhdojmë betejën, të strukturohet partia.
Bashkimi është i vështirë që të ndodhi, sepse në politike gjërat nuk ndodhin mekanikisht. Atje ku ka ndasi të thella nuk bëhen bashkë. PD duhet ti kishte bërë strukturat. Unë në këtë gjendje që jemi sot nuk pranoj që të hapim bisedime të një vit e gjysmë përpara.
Diskutimi është partia…unë kam pritur prej një viti e gjysmë. Pse nuk i kanë zhvilluar këto riorganizimet? Situata sot është emergjente, ne duhet të ecim përpara. Ajo që unë refuzoj është që të mos shprehim me data. Ne debatuam disa data të ndryshme.
Pse nuk është bërë asnjëherë nga baza të kryetari, por është bërë nga kryetari tek baza? Sepse mënyra e funksionimit të partisë bëhet kështu. Plus që vakanca më e gjatë në kohë që kemi është mungesa e kryetarit.
Ajo që ka rëndësi është që institucionet duhet të vendosen. Unë e quaj të turpshme që kur vendimet nuk janë në krahun tënd ti çohesh dhe ik.
Nuk mund të themi që nuk ka institucione partia. Zgjedhjen e kryetarit e kërkojnë demokratët, u mblodh kolegji i kryetarëve dhe foli një zëri.
Kjo gjë duhet të marrë fund. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në garë dhe ka detyrimin të bëjë pjesën e tij që i ka caktuar partia. Ne jemi formacion politik dhe ka rregulla dhe këto rregulla zbatohen.
Unë e kam thënë. Berisha është në rrugën e vet ne kemi rrugën tonë. Bashkimi nuk bëhet në mënyrë matematikore. Donim të bënim një bashkim mekanik, por nuk ndodhi. Njerëzit bashkohen nga idetë”, tha Hasa.