Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUIN-it.
Kurti ka paraqitur pesë propozimet e qeverisë së Kosovës për normalizimin e situatës në veri të vendit.
“Kemi rritur në 25 numrin e vendkaliev ndërkufitare. Përshkallëzimi erdhi nga urdhrat e Beogradit dhe pranisë së elementeve kriminale po nga ana e Serbisë. Unë i kam ofruar dje Borrel dhe QUIN-in hapa konkretë për normalizimin e situatës në veri.
Pesë propozimet janë:
1. Sundimi i ligjit në katër komunat. Të shkojë para drejtësisë ata që ushtria dhunë ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe kujtdo tjetër.
EULEX është ftuar të monitoroj procesin.
2. Prania e forcave të zvogëlohet.
3. Policia, KFOR dhe EULEX do të përpilojë një raport çdo 15 ditë për sigurinë e vendit.
4. Zgjedhje të reja me kusht që të jenë të lira.
5. Kosova dhe Serbia kthehen në diskutimet për marrëveshje, si dhe takimi i dy liderëve.