Një prej organizatorëve të sulmeve ndaj KFOR-it në veri të Kosovës ka rënë në prangat e policisë.
Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet nga arrestimi i tij, të cilat janë publikuar në disa media të Kosovës.
Në pamjet në fjalë pretendohet se në to është momenti kur është arrestuar Milun Milenkovic i njohur me nofkën Lune.
Ky i fundit dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.