Të gjithë lojtarët dukeshin në ekstazë, dukshëm të dehur, ku në duar nuk mungonin shishet e birrave, por dhe vodka. Nuk mund të mungonte as Pep Guardiola, arkitekti i këtij suksesi, i cili së bashku me djemtë e tij u shfaq i lumtur për këtë arritje të madhe. Në fakt, lojtarët, stafi, të gjithë autorët e këtij sezoni ku siguruan “tripletën” e famshme, kanë nisur të festojnë menjëherë pas finales së Stambollit ndërsa festimet priten të zgjasin pasi askush nuk dëshiron të zgjohet.