BallinaOP EDBujar Leskaj: Agonia e plotë e financave vendore. Ja 10 problematikat...

Bujar Leskaj: Agonia e plotë e financave vendore. Ja 10 problematikat…

Agonia e plotë e financave vendore
Ndryshimet e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, duhen votuar, edhe pse, për fat të keq, ndikimi pozitiv i tyre do të jetë shumë i pakët, gati nul, për shkak të dështimit të plotë të kryerjes së reformës vendore, të cilën e morët përsipër në vitin 2014 dhe e latë në mes të rrugës.
Lidhja e fortë ndërmjet financave të qëndrueshme të pushtetit vendor dhe cilësisë së shërbimeve bazë ndaj qytetarëve është një tregues i rëndësishëm për standardin e jetesës së qytetarëve.
Financat vendore sot janë në një udhëkryq të rrezikshëm, me detyrimet e prapambetura të shumë bashkive të rritura kërcënueshëm për mundësinë e tyre për të kryer investime publike. Reforma territoriale ka ngecur, së bashku me atë të financave vendore. Kjo e fundit paraqet problemet e mprehta të mëposhtme:
1. Në dhjetë vjet drejtim të shumicës së bashkive të vendit, me 4 vitet e fundit në udhëheqje të 60 nga 61 bashkitë e vendit, ju i keni shkatërruar financat vendore. Keni zhytur një të katërtën e bashkive në borxhe pa mundësi kthimi. Ato ndodhen shumë pranë gjendjes së falimentit;
2. Sot te 61 bashkite jane ne gjendje te sigurojne mesatarisht vetem 37 perqind te fondeve qe u duhen per te qeverisur. Varesia e tyre ndaj fondeve te pushtetit qendror me 63 perqind te shumave qe ju duhen, eshte e madhe dhe ne shume bashki percaktuese. Sot, mbi 70 përqind e të ardhurave vendore shkon për të mbajtur në punë punonjësit e bashkive dhe për shpenzimet operative. Ju poavaresine ne leter te pushtetit vendor e keni shnderuar ne nje varesi te plote “de facto” ndaj fondeve te pushtetit qendror.
3. Sot, tre të katërtat e bashkive në qeverisjen tuaj kanë varësi absolute nga fondet e pushtetit qendror, duke mos përfituar asgjë nga shanset e autonomisë vendore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dubluar plotësisht funksionet e investimeve kapitale për bashkitë, duke ofruar projekte dhe dhënë tendera për interesat e oligarkëve të sektit në qeverisje.
4. 15 nga të 61 bashkitë e vendit janë të zhytura në borxhe të pakthyeshme, ose shumë pranë falimentit. Thënë ndryshe, 25 përqind e pushtetit vendor sot nuk ka para për të shlyer detyrimet e prapambetura, të cilat përbëjnë 60-80 përqind të buxhetit të tyre vjetor.Ne teresi, janë 22 bashki, ose më shumë e një e treta e bashkive të vendit, me probleme të mëdha financiare të menaxhimit të tyre.
5. Në fund të vitit 2022, totali i detyrimeve të pakthyera që bashkitë kanë akumuluar ndaj të tretëve arriti në vlerën 7.9 miliardë lekë ose mbi 72 milionë euro. Ende nuk dihet niveli i detyrimeve të reja të akumuluara në periudhën janar-maj 2023, pesëmujori i investimeve të ethshme elektorale, pa siguruar as 20 përqind të fondit bazë për kryerjen e tyre!
6. Krahas dublimit të padrejtë dhe abuziv të investimeve kapitale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, shumë nga bashkitë janë në vështirësi serioze ekonomike dhe në pamundësi për të kryer investime themelore për qytetarët e tyre. Niveli dhe cilësia e shërbimeve që qytetarët marrin nga bashkitë është në rënie të ndjeshme, ndërkohë që bashkitë rrisin çdo vit stafet e tyre, për të akomoduar patronazhistët dhe “aktivistët” e sektit në qeverisje. Vetëm gjatë vitit 2022, numri i përgjithshëm i punonjësve të 60 bashkive të drejtuara nga socialistët u rrit me 9.3 përqind, në krahasim me vitin 2021, ndërkohë që rritja ekonomike mesatare e tyre nuk ishte më shumë se 2 përqind! Ju keni fryrë stafet e bashkive që qeverisni, edhe pse në 10 vitet e fundit, popullsia e vendit është tkurrur me 20 përqind, pasi 600 mijë vetë janë larguar në emigracion, ndërkohë që shtesa natyrore e popullsisë ka qenë afër zeros.
7. Ju u tallët me bashkitë dhe administrimin financiar të tyre, kur në fillim të vitit 2021, folët për caktimin e një administratori për bashkitë në vështirësi financiare. Deri tani asgjë nuk keni bërë në këtë drejtim. Përse?
8. Ju u tallët për herë të dytë me bashkitë dhe problemet e tyre të mëdha financiare, kur në aktin normativ të 3 dhjetorit 2021, dhatë vetëm 500 milionë lekë për shlyerjen e borxheve të bashkive, ose sa 7 përqind e totalit të detyrimeve të papaguara të pushtetit vendor!
9. Ju nuk keni nevojë për bashki të shëndetshme financiarisht, që t’u shërbejnë qytetarëve të komuniteteve të tyre, pasi për çdo investim kapital në nivel vendor, përdorni shërbëtorin e bindur të sektit qeverises, Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Bashkitë ju duhen vetëm për të punësuar patronazhistët dhe “aktivistët” tuaj, sa herë zhvillohen zgjedhje. Jo rastësisht në garën e fundit zgjedhore të 14 majit 2023, e gjithë fushata juaj u përqëndrua në një njeri të vetëm, të ashtuquajturin Lider Global, ndërsa keni hequr vëmendjen, sfumuar, denigruar dhe gati zeruar personalitetet e 61 kandidatëve tuaj për kryetarë bashkish.
10. Ju nuk ju intereson shlyerja e borxheve të akumulara nga bashkitë dhe përmirësimi i gjendjes së tyre financiare, pasi kjo kërkon reformë të vërtetë në financat vendore dhe shkëputjen e bashkive nga tutela financiare e pushtetit qendror. Juve ju duhen bashkitë dele të bindura.
xxx
Ju krijuat bashki të stërmëdha, të vështira për t’u administruar dhe praktikisht me mision të pamundur për t’i mirëmenaxhuar financiarisht ato. Nën qeverisjen tuaj, reforma territoriale dhe administrative, së bashku me atë të financave vendore, janë në agoni të plotë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular