BallinaAktualitetArrestohet ish-shoferi i Ardi Veliut, në pranga gruaja dhe vajza e tij

Arrestohet ish-shoferi i Ardi Veliut, në pranga gruaja dhe vajza e tij

Ish-shoferi i drejtorit të Policisë Ardi Veliu është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se Sokol Idrizaj është arrestuar së bashkë me gruan dhe vajzën në një operacion të SPAK për disa akuza. Operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

Ish-shoferi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, është arrestuar me bashkëshorten dhe vajzën, një ish-studente në Francë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

Operacioni është në vijim, teksa në orët në vijim pritet të ketë dhe informacione zyrtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular