BallinaKronikeDy turistë holandezë mbeten të bllokuar në një terren të thepisur në...

Dy turistë holandezë mbeten të bllokuar në një terren të thepisur në Himarë, njëri prej tyre rrëzohet dhe pëson dëmtime. Shpëtohen pas disa orësh

Dy turistë holandezë kanë mbetur për disa orë të bllokuar në një terren të thepisur në gjirin e Filikurit në Himarë.

Policia bën me dije se njëri prej tyre ka pësuar dëmtime pasi është rrëzuar gjatë ecjes. Policia ka ushtruar kontrolle përmes detit dhe tokës duke gjetur turistët të cilët më pas janë dërguar në ambientet ku po pushonin.

Njoftimi i policisë

Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në gjirin e Filikurit, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve holandezë, njëri prej të cilëve ishte dhe i dëmtuar, për shkak të rrëzimit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë është njoftuar se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, 2 turistë holandezë të cilët po eksploronin zonën, kishin mbetur të izoluar në gjirin e Filikurit dhe se njëri prej tyre ishte dhe i dëmtuar nga rrëzimi.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët holandezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Policia e Vlorës fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular