BallinaSportTë dashurat e lojtarëve dhe telefonatat e vona, disa anekdota për Berluskonin

Të dashurat e lojtarëve dhe telefonatat e vona, disa anekdota për Berluskonin

Silvio Berluskoni do të mbahet mend edhe për batutat e tij. Të shumta rastet kur me një fjali ndryshonte atmosferën, ndërkohë që disa ish-bashkëpunëtorë (lojtarë e drejtues) e kanë kujtuar me anekdota nga momente të veçanta.

STEFAN EL SHARAUI – “Sa herë shënoja prisja telefonatën e ditës pasardhëse. Presidenti ishte njeriu që më kërkoi më shpesh të prisja kreshtën”.

SEBASTIANO ROSI (ish-portier) – “Një herë, sapo kishim fituar një nga pesë kampionatet, por nuk mbaj mend se cilin. Ai hapi derën e dhomave të zhveshjes për të festuar dhe unë mora guximin për ta lagur me shampanjë. Në atë rast nuk më tha asgjë, por po të kishte qenë një situatë tjetër nuk do të kishte humbur për të më kujtuar se nga vija e kush isha”.

ALESANDRO KOSTAKURTA (ish-mbrojtës) – “Një nga kërkesat e tij të para ishte që të hiqnim dorë nga të dashurat dhe kjo ishte një nga arsyet e përplasjes me Berluskonin. Në fund e kuptuam se kishte të drejtë, siç kishte kur pretendonte nga ne impenjim që dukej absurd, por ja që nuk ishte i tillë”.

TIAGO SILVA (mbrojtës) – “E takuam Berluskonin një ditë para një derbi kundër Interit. Një lojtar në skuadër bëri një festë atë javë dhe Silvio erdhi në ‘Milanello’. Ne menduam se gjithçka do të mbaronte, por ai iu drejtua shokut tonë të skuadrës dhe tha ‘nëse nuk më fton në festë herën tjetër, do të të përzë nga Milani’. Dhe a e dini si shkoi? Të nesërmen… e fituam derbin!”

XHENARO GATUZO (trajner) – “Nuk ishte president dhe unë e drejtoja Milanin. Ai donte Suson si sulmues dhe më telefononte çdo ditë duke më sharë dhe më thoshte se nuk kuptoja asgjë. I shpjegova arsyet pse e doja spanjollin që të luante në të djathtë. Asokohe ai bënte diferencën në atë rol. Në ato dy vite Berluskoni ma ka nxirë jetën, siç bëri kur u grinda me Xho Xhordanin. Edhe në atë rast më kujtoi edukatën dhe ekipin që përfaqësoja. U ndjeva vërtetë një njeri i vogël shumë”

ROBERTO DONADONI (trajner) – “Isha për vizitën në shtëpinë e tij dhe po admiroja koleksionin e pikturave që kishte. Berluskoni e dinte që nuk shënoja shumë dhe ndoshta mendoi se mund t’i shkundte kur më premtoi një tablo në rast goli. Ja që unë shënova në ndeshjen e radhës e një ditë më pas përpara shtëpisë më erdhi një korrier. E mbajti fjalën në atë rast. Pati edhe raste të tjera që korrieri erdhi, edhe pse nuk kisha shënuar”.

UMBERTO GANDINI (ish-drejtues) – “Kur morëm Fernando Torresin, Berluskoni më telefononte çdo ditë. Nuk pyeste vetë sulmuesin për të mos e ngarkuar, por më këshillonte mua që spanjollit të mos i mungonte asgjë. Dogma e tij ishte që lojtarët e Milanit nuk duhet të kishin asnjë preokupim”.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular