BallinaAktualitetVranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti nesër. Temperaturat...

Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti nesër. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 31 gradë

Dita e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, e intervale kthjellimesh.

Sipas parashikimit nga SHMU reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mesdite dhe pasdite reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e  shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë me nga  me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitojnë shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 14 deri 25°C
  • në zonat e ulëta 16 deri 31 °C
  • në zonat bregdetare 18 deri 30°C
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular