BallinaAktualitet“Peja e Gjakova janë Serbi”/ Qeveria Kurti i heq licencën televizionit Klan...

“Peja e Gjakova janë Serbi”/ Qeveria Kurti i heq licencën televizionit Klan Kosova, vjen reagimi: Veprim arbitrar

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve, pjesë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, ka njoftuar pezullimin e certifikatës së biznesit për median “Klan Kosova”
Në dokument bëhet me dije se një vendim i tillë është marrë pasi në certifikatën e biznesit të ndërrimit të pronarëve, vendbanimi është shkruar Pejë-Serbi dhe Gjakovë-Serbi, ndërkohë që të dyja këto qytete janë pjesë e territorit të Kosovës.

foto galeri

 

Në lidhje me një vendim të tillë ka reaguar edhe Klan Kosova e cila shprehu shqetësimin në lidhje me një akt të tillë. Në reagim theksohet se një vendim i tillë konsiderohet i padrejtë, arbitrar dhe me premisa autokratike, ndërkohë që pretendohet se nuk është as i bazuar në ligj. “Derisa nuk marrim njoftime të tjera, ne besojmë se ky veprim është krejt i padrejtë, arbitrar dhe me primesa autokratike, i pa bazuar në ligj, i cili në secilën rrethanë i bie tentim i mbylljes së një mediumi, tentim i shkeljes së lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes”, thuhet në reagim.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular