BallinaAktualitetSot "fytyra" e pushtimit rus të Ukrainës/ HISTORIA e grupit "Wagner": Si...

Sot “fytyra” e pushtimit rus të Ukrainës/ HISTORIA e grupit “Wagner”: Si grabisin ar dhe diamante në Afrikë

Me nisjen e luftës në Ukrqainë, një grupim që mopri vëmendje ishte dhe “Wanger”, i cili ra në sy për brutalitetin dhe forcën që kishte.

‘Wagner’ filloi si një grup i vogël sekret, por vitet e fundit ka evoluar në një kartel global lufte, i cili nën drejtimin e Yevgeny Prigozhin grabit ar, diamante dhe burime natyrore duke avancuar interesat strategjike të Kremlinit, duke qenë “fytyra” e pushtimit rus të Ukrainës

Në dokumentarin e ‘Wall Street Journal”, jepet zhvillimi i grupit të mercenarëve se si nga një biznes i vogël i dhënies me qira dhe shitjes së armëve në vendet afrikane dhe të Amerikës Latine,u kthye në një rrjet të gjerë biznesesh që përfshin katër kontinente.

Në një analizë të shkurtër por gjithëpërfshirëse të marrëdhënieve dhe sekuencës së akteve kriminale, John E. Smith, shpjegon se si grupi Wagner, përmes një rrjeti “kompanitë bashkëpunuese”, pastron para dhe lidhet drejtpërdrejt me Kremlinin.

Wagner nuk është aspak i ngjashëm me atë që amerikanët e mendojnë si një ‘kompani ushtarake private’. Wagner punëson mercenarë që masakrojnë dhe përdhunojnë civilët, shfrytëzojnë dhe plaçkitin burimet natyrore dhe transferojnë shumë nga fitimet e tyre në Kremlin. Paratë kthehen në Kremlin përmes një rrjeti kompanish dhe mund të përdoren për të paguar rroga, armë, për të mbuluar të gjitha nevojat e një ushtrie, por ato para nuk vijnë nga shteti rus”- shprehet ai.

Ai e krahason të gjithë procesin me një lojë mace-miu për Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera që përpiqen ta kontrollojnë atë, pasi sa më shumë të sanksionojnë rrjetin e kompanive të Wagner, aq më shumë skema të reja korporative do të krijohen për të shmangur ato sanksione.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular