Tri ditë zie ka vendosur qeveria greke pas tragjedisë së ndodhur, ku një anije me emigrantë u mbyt në brigjet greke.
Mediat greke raportuar se të paktën 79 prej emigrantëve tyre humbën jetën.
Njoftimi i zyrës së shtypit të Kryeministrisë:
“Kryeministri shpalli tre ditë zie kombëtare nga dita e sotme, e mërkurë, 14 qershor 2023, ora 21:00 deri të shtunën, 17 qershor 2023, ora 21:00 për viktimat e ditës së sotme.”
Ngjarja ndodhi rreth 75 km në jugperëndim të rajonit jugor të Peleponezit të Greqisë.
Ndërkohë 104 emigrantë u shpëtuan, dhe për 4 prej tyre u raportua se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.