BallinaSportVendimi i papritur, kampioni i Botës me Italinë në 2006 largohet nga...

Vendimi i papritur, kampioni i Botës me Italinë në 2006 largohet nga drejtimi i skuadrës që sapo ngjiti në Serinë A

Fabio Groso nuk do të jetë trajneri i Frosinones në sezonin e ardhshëm. Ish-mbrojtësi, i cili bëri emër në vitin 2006 duke u kthyer në një nga protagonistët e fitores së Botërorit me Italinë, ka filluar të njihet në arenën ndërkombëtare edhe si trajner.

Padyshim arritja më e madhe e karrierës së tij ishte ngjitja e Frozinones në Serinë A, duke e bërë këtë klub fituesin e Serisë B në edicionin e fundit. Një arritje e shkëlqyer për Groson, por i cili në mënyrë të papritur ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën që kishte lidhur më këtë klub. Kontrata e tij përfundonte në qershor dhe ai ka vendosur të mos e rinovojë marrëveshjen. Kjo, për shkak se për të ka interesim nga një klub me emër si Sampdoria që e tërheq shumë edhe pse bëhet fjalë për të paktën një tjetër edicion në Serinë B. Gjithashtu, edhe Olimpik Marseja është tunduar nga ideja që të afrojë Groson, i cili tashmë do të ketë mundësinë të zgjedhë ku të vazhdojë karrierën, pasi është kthyer në një nga trajnerët e rinj më interesantë në qarkullim. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular