Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare operatori i filmave shqiptarë, Pëllumb Kallfa.
Kallfa ishte operator në shumë filma shqiptarë, ndër të cilët edhe në atë të “Lulëkuqe mbi mure”, “Shoku ynë Tili” etj.
Artisti ka lindur në Tiranë më 28 gusht 1945. Mbasi mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Kallfa vendoset si operator në Kinostudio dhe fillon të xhirojë filma dhe dokumentare.
Karierën si operator e nisi në vitin 1971 me “Më shumë mish për popullin”, duke vijuar me “Basketbollista në 10”, “Shqipëria turistike”, etj. Kallfa ishte operator në shumë filma shqiptarë, ndër të cilët edhe në atë të “Lulëkuqe mbi mure”.