BallinaPolitikeBasha me demokratët e Dibrës: Ndasitë u shkaktuan nga interesi personal i...

Basha me demokratët e Dibrës: Ndasitë u shkaktuan nga interesi personal i Berishës, që për hallin personal ndezi zjarrin brenda familjes tonë politik

Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Dibrës, i shoqëruar dhe nga ish deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi. Basha u ndal tek situata politike, ku tha se PD i kriijoi ndasitë për interesat personale të një individi.

Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës, shkruan Basha ndër të tjera.

Postimi i plotë

Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë.

Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pas mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.

Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve.

Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës.

#PARTIADEMOKRATIKE #PLATFORMAPËRNDRYSHIM #KUSHTETUTAERE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular