BallinaKryesoreNë zyrën e Albin Kurtit mbërrin letra nga liderët e BE! Çfarë...

Në zyrën e Albin Kurtit mbërrin letra nga liderët e BE! Çfarë i kërkojnë Macron, Scholz dhe Meloni për të qetësuar situatën në veri

Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka arritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lajmi është raportuar nga mediat e Kosovës, të cilat njoftojnë se sipas burimeve, në letër i kërkohet edhe njëherë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri.

Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, por në të nuk përfshihen kërkesat e detajuara.

Kujtojmë se letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular