Kukësi do të zhvillojë zgjedhjet të reja pas dekretimit nga Presidenti i Republikës. Qeveria me një vendim në mbledhjen e sotme, ka shkarkuar Safet Gjicin, edhe pse ai dha dorëheqjen para një ore, si pasoje e një publikimi të një video, ku shikohej se Gjici bente seks oral në zyrën e shtetit.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimi, në një konferencë për shtyp për të bërë të ditur vendimet e Këshillit të Ministrave.