BallinaAktualitet“Video intime u filmua në zyrë”- Gazetari zbulon detaje nga procedimi penal...

“Video intime u filmua në zyrë”- Gazetari zbulon detaje nga procedimi penal i Safet Gjicit

Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje në lidhje me nisjen e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, në lidhje me qarkullimin e një videoje me natyrë erotike që është filmuar në zyrën e tij.

Sipas gazetarit, video është filmuar 10 ditë më parë në zyrën e kryebashkiakut dhe është filmuar nga një kamer e vendosur në një çantë.

“Prej disa orësh po qarkullon një video me natyrë erotike që në pamje të parë duket se është kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij. Në një reagim zyrtar na është konfirmuar fakti se mënjherë sa është njohur prokuroria e posaçme lidhur me këtë video është nisur një procedim penal për të hetuar atë që ka ndodhur

Nga ky material shihet se video është xhiruar në datën 6 qershor rreth orës 16:00, 10 ditë më parë. Kamera dyshohet se është vendosur në një objekt të lëvizshëm që dyshohet se është një çant. Nuk dihet ende mbi ç;akuzë SPAK e ka regjistruar këtë procedim penal”, tha Ferhati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular