BallinaSportArmando Broja te klubi i madh turk i themeluar nga rilindasi shqiptar?

Armando Broja te klubi i madh turk i themeluar nga rilindasi shqiptar?

spot_img
spot_img

Galatasaray në gjurmët e Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi që vetëm një ditë më parë rinisi të stërvitet me skuadrën U-21 të Chelseat pas dëmtimit të rëndë në gju, është vënë në shënjestër të klubit turk.

Galatasaray, klubi i themeluar nga djali i Sami Frashërit, interesohet për shtatlartin e rritur në Londër. Broja momentalisht ka një kontratë afatgjatë me Blutë por nuk do ta refuzonte një transferim të mundshëm në Turqi ku do të gjente më shumë hapësira te kampionët.

Largimi i mundshëm i Mauro Icardit me destinacion Romën do të lironte një vend në majën e sulmit dhe kjo ndoshta do të ishte një mundësi e artë për 21-vjeçarin shqiptar që fillimisht duhet të mendojë për rikuperimin e plotë dhe më pas për merkaton.

Gjithsesi, kjo mbetet një çështje e hapur dhe në zhvillim e gjatë ditëve të ardhshme mund të kemi të reja interesante nga Stambolli ku interesohen gjithashtu edhe për sulmuesin e Atletico Madrid, Memphis Depay.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular