BallinaKryesoreBerisha e quan mik, por as presidenti Orban nuk denjoi ta takoj

Berisha e quan mik, por as presidenti Orban nuk denjoi ta takoj

spot_img
spot_img

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban zhvilloi një vizitë në vendin tonë, ditën e sotme.

Ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe të dy bashkë u angazhuan në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik.

Por ajo që ra në sy ishte se Orban gjatë vizitës nuk takoi mikun e tij Sali Berisha, madje ky i fundit as nuk i uroi mirë se ardhjen kryeministrit hungarez.

Orban dhe Berisha kanë ruajtur kontaktet me njëri-tjetrin, të paktën kështu na u servir në rastin kur kryeministri hungarez fitoi zgjedhjet për herë të katërt, vitin e kaluar.

Në urimin e tij Berisha i entuziazmuar shkroi në atë kohë:

“Fitore e shkëlqyer e kryeministrit Victor Orban! Miq, dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Hungari, kryeministri Victor Orban dhe partia e tij Fidesz arritën një fitore spektakolare. Ata morën 53.1% të votave kundrejt koalicionit të majtë dhe ekstrem të djathtë, të cilët morën 35% të votave. Me këtë fitore të shkëlqyer dhe historike, Viktor Orban merr mandatin e katërt radhazi si kryeministër i Hungarisë, shpërblim ky i suksesit të madh të reformave të tij të gjithanshme.

Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë te kryeministri Victor Orban dhe partia e tij miqtë më të mirë të këtyre 30 viteve ndaj dhe ju ftoj të dashur miq t’i përcjellim Kryeministrit Orban dhe partisë së tij simotër e PDSH, urimet më të përzemërta për këtë fitore historike për Hungarinë”

Ndërsa kryeministri hungarez i dërgoi një letër falendërimit në të cilin shkroi:

“I dashur ish-President dhe ish-Kryeministër, Sali Berisha

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtare dhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë. Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë.

Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona. E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë. Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta kristiano-konservatore dhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta.

I juaji me sinqeritet,
Viktor Orban

Siç duket Berisha dalngadalë nuk po izolohet vetëm nga SHBA dhe Britania e Madhe por edhe nga vende të BE-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular