Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet e SPAK mbi kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjicin, pas skandalit seksual, ku ai u shfaq në një video me një grua duke bërë seks në zyrën e Bashkisë.
Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se prokurorja që ka në dorë dosjen e Gjicit është Manjola Kajana.
Mësohet se ajo po kryen veprime hetimore qe nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje daljeve në Bashki, i pamjeve filmike e po ashtu edhe dokumenteve, pasi Gjici po hetohet edhe për ‘shpërdorim detyre’.
SPAK ka identifikuar vajzën që ndodhej në videon e ish-kryebashkiakut, por nuk e ka marrë në pyetje, ndërkohë që dyshohet nëse ka biseda për dhënie premtimesh, pasi dyshohet që video të jetë më e gjatë.
Rrëfimi i vajzës në video do të jetë vendimtar për hetimin, ndërkohë që pritet të dëshmojnë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë.
Kujtojmë se Gjici e pranoi se video ishte origjinale dhe pasi dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, u shpreh se ra në kurth, pasi sipas tij, gjithçka mund të ketë qenë e organizuar nga kundërshtarët e opozitës.