BallinaSportI ka shënuar tre gola Moldavisë, Kushta kujton 1995-ën: Shqipërisë i duhen...

I ka shënuar tre gola Moldavisë, Kushta kujton 1995-ën: Shqipërisë i duhen Sokolë për fitoren

spot_img
spot_img

Sokol Kushta mund të flasë në çdo moment dhe për çdo gjë që ka të bëjë me Kombëtaren, sepse këtë status e ka fituar përjetësisht me kontributin që ka dhënë për kuqezinjtë dhe gjithashtu në rang klubesh si pjesë e Flamurtarit dhe Partizanit në kampionatin shqiptar.

Por, ndeshja me Moldavinë ka sjellë edhe një arsye tjetër për ta intervistuar, sepse mesa duket, Sokolët tanë (Kushta dhe Cikalleshi), janë ata që i bëjnë më shumë dëme këtij ekipi. Tri herë ka shënuar Kushta në vitin 1995 dhe dy herë Cikalleshi në ndeshjet e luajtura në 2019-ën.

Legjenda e futbollit vlonjat kujton ndeshjen e 28 viteve më parë në Moldavi, si më të veçantë, pasi ishte hera e parë që arrihej një fitore jashtë fushës (2-3). Në një intervistën për “Panorama Sport”, Kushta ndihet krenar që ka ndihmuar skuadrën me gola.

Edhe Sokoli i vogël, siç e quan ai Cikalleshin, ka intuitë, ndërsa është një koincidencë e bukur. Ndërsa Sadikun e cilëson si një nga kolonat e Kombëtares. Kushta zbulon se është fans i trajnerit Silvinjo, pasi braziliani ka bashkuar skuadrën. Për dy përballjet e radhës, ish-sulmuesi thotë se fitorja është detyrim.

 

 

Kushta, Moldavia duket si peshë e lehtë për Kombëtaren tonë, pasi precedentët flasin për Shqipërinë. Ju u keni shënuar tre gola në dy ndeshje moldavëve, çfarë kujtoni?

Nuk mund të themi që futbolli është i lehtë apo i rëndë. Për mua pikët janë njësoj dhe mendoj se nuk ka vend në futboll një perceptim i tillë. Prandaj, neve na duhet që të vlerësojmë çdo ekip me qëllim që të ecim përpara. Fitorja në Moldavi në vitin 1995 ishte e veçantë. Ka qenë e tillë, sepse ishte hera e parë që fitonte Kombëtarja jashtë fushe në eliminatore. Unë ndihesha mirë sa herë shënoja gol, pasi detyra ime ajo ishte. Në këto kushte, jam i lumtur sot që shumë gola, të cilët unë kam shënuar, kanë ndihmuar Kombëtaren në pikët që ka marrë.

Si është kjo puna e golit kundër Moldavisë, pasi dy Sokolë, ju dhe Cikalleshi, i keni shënuar 5 herë. Mos ndoshta duhet të kesh emrin Sokol për të realizuar ndaj këtij kundërshtari…?

Edhe Sokoli i vogël ka shumë intuitë për gola. Ai e ka treguar këtë gjë në kaq kohë sa ka në Kombëtaren shqiptare. Koincidencë e bukur kjo gjë…

Sot Shqipëria luan ndeshjen e dytë të këtyre kualifikueseve kundër Moldavisë, si e shihni këtë përballje?

Unë them që fitorja është detyrim, por pa mendjemadhësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular