BallinaAktualitetNë pyetje do të merren edhe zyrtarë të bashkisë/ Hetimi për shpërdorim...

Në pyetje do të merren edhe zyrtarë të bashkisë/ Hetimi për shpërdorim detyre, SPAK në kërkim të videos së plotë të Safet Gjicit. Ja arsyeja

spot_img
spot_img

Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet e SPAK mbi kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjicin, pas skandalit seksual, ku ai u shfaq në një video me një grua duke bërë seks në zyrën e Bashkisë

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se SPAK po heton Safet Gjicin për shpërdorim detyre.

SPAK ka identifikuar vajzën, por nuk e ka marrë në pyetje, ndërkohë që dyshohet nëse ka biseda për dhënie premtimesh, pasi dyshohet që video të jetë më e gjatë.

SPAK ka sekuestruar regjistrin për hyrje daljet në Bashki dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Rrëfimi i vajzës në video do të jetë vendimtar për hetimin, ndërkohë që pritet të dëshmojnë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Dyshimet janë që materiali filmik është me i gjatë, por nuk ka konfirmime për brendinë. Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore qe nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje daljeve në Bashki pamje filmike e po ashtu edhe dokumente.

Kujtojmë se Gjici e pranoi se video ishte origjinale dhe pasi dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, u shpreh se ra në kurth, pasi sipas tij, gjithçka mund të ketë qenë e organizuar nga kundërshtarët e opozitës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular