Përhapja marramendëse e videos skandalit me seks oral të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, menjëherë pasi fitoi mandiatin në zgjedhjet lokale të Kukësit, e çoi atë drejt dorëheqjes.
“Jam shumë i keq-ardhur për ngjarjen dhe jam më se i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”.
Gjici duket në pamje duke kryer marrëdhënie gojore me një vajzë më të re në moshë në zyrën e tij dhe duke u derdhur madje mbi tavolinën e punës, ku thurte plane për ta çuar Kuksin ‘VETËM PËRPARA”.
Safet Gjici e fitoi Kukësin për herë të dytë, pasi mundi me 1500 vota diferencë, (9.519 vota), Admir Sinamatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 8.151 vota. Ai ka qenë më parë edhe deputet e prefekt i këtij qarku, gjithashtu edhe president i klubit të futbollit.
Në kohën kur Berisha ishte në pushtet, ai ishte përkrahës i flaktë i PD-së dhe financues i saj. Menjëherë me ndryshimin e pushtetit ai e ktheu pllakën.
“E vërtetë që përkrahja PD-në, por nuk gjeta kurrë mirënjohje nga hallkat politike të kësaj partie. Nuk doja kompensim, por të më vlerësonin për kontributin tim, sado modest të ishte ai”, tha ai në mars të vitit 2014 menjëherë pas emërimit prefekt duke shtuar se Edi Rama, “më vlerësoi për çfarë kam arritur në botën e biznesit dhe më shprehu bindjen se të gjithë biznesmenët e ndershëm do të përkraheshin nga ana e tij”.
Gjici shpesh është bërë personazh i rubrikave humoristike në media.
Gjatë një deklarate për gazetarët në 2020, Gjici duke u dashur të mburret me revolucionin që ka bërë në Kukës për pastrimin e qytetit, i shiti investimet e tij si më të mira se ato që janë bërë në Gjermani.
“Ne po pastrojmë çdo ditë, që kur kemi marrë drejtimin e bashkisë ju e dini mirë që i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit. Mirëpo ky investim që është bërë këtu në lagjet 4-5-6 siç thonë disa që vijnë nga Gjermania: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim”, tha atëherë ai duke u ngjitur në hit parade të lajmeve kombëtare.
Në një rast tjetër, para një viti, kur shumë qytetarë të Kukësit u helmuan me të vjella dhe bark nga ndotja e ujit Gjici doli në media për të qetësuar banorët, por bëri efektin e kundërt. Ai tha se uji ishte në rRegull vetëm se nga një ndërhyrje e paligjshme ishte përzier pak, uji i rjedhshëm me atë të vaditjes.
Emri i tij u përfol shumë edhe në skandalin Mc Gonigal. Në një foto të bërë nga vizitat e shumta të Charles McGonigal në Shqipëri është edhe një me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit. Ata shfaqen duke darkuar me verë, në një restorant ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.
Tani se fundi, ai u bë viktimë e një komploti hakmarrjeje provinciale nga dikush që e filmoi duke palluar në zyrë. Po të shohësh videon rezulton se dikush ka qenë duke e përgjuar dhe me siguri ky i fundit i ka shpërndarë edhe pamjet që do të rezultonin fatale për kryebashkiakun e sapo zgjedhur. Ai gjendej në prag të shkarkimit nga Rama por preferoi më parë të dorëhiqet./Lapsi.al