BallinaOP EDShkëlqimi dhe mjerimi i rilindjes në Kukës

Shkëlqimi dhe mjerimi i rilindjes në Kukës

Nga Flamur Hoxha
Perversiteti i të zgjedhurit të pushtetit eshte treguesi i qartë i degradimit të qeverisjes në mëse një dekadë e ushqyer çdo ditë me abuzimin e pushtetit në delirin e madheshtisë ndaj ne dhe shoqeria jonë duhet të mbajmë përgjegjësi!
Rilindjes së Edi Ramës i doli boja në Kukës.
Te gjithe kemi përgjegjësi për mostrat që prodhojmë e vendosim në udheheqje me një kryq të vetëm në kuadratin e fletës së votimit. Kryq me të cilin kryqëzojmë fatet tona, të ardhmen e familjes, fëmijëve të cileve detyrohemi tu tregojmë rrugën e dëbimit dhe braktisjes njëherë e përgjithmonë nga vendi i të parëve, vendi dhe toka jonë!
Ne i tolerojmë këto shëmtira dhe shokohemi nje dite nga perversiteti i tyre. Por heshtim kur na abuzojne, na vjedhin e poshtrojnë, kur na dhunojnë besimin, fondet publike. Duartrokasim monstrat kur na vjedhin, i quajmë të fortë, të zotët. Dhe nje dite shokohemi kur na i bejne zyrat e shtetit kuplara.
Ne shenimin Pushteti moralit!, në një fragment të publikuar në janar 2019, kam shkruar:
“Ne mund ta ushtrojnë me sukses maksimal një pushtet, pushtetin e moralit, pushtet që fiton mbi çdo pushtet tjetër.
Ndaj ndershmëria është neni i parë i kushtetutës së moralit tonë politik.
Bota jonë është e vogël, më e vogël se e mendojme ne. Pushtetarët kur marrin pushtet ju duket vetja të mëdhenj dhe vendi ku drejtojnë i madh. Kjo është drama”
Ndaj u rrenua befas me nje shfaqje gjithe pushteti i grabitur e i abuzuar prej vitesh ne Kukes dhe i doli shkelqimi kallajit të rilindjes dhe shefit te saj që shalon monstra dhe na i shet si vlera të moralit se atë moral ka vetë rilindja që përdhos vjedh e grabit gjithçka çdo ditë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular