araditen e djeshme u shpërnda shumë shpejt një videoskandal i Safet Gjicit, pronarit de fakto të klubit të Kukësit. Kryetari i bashkisë së qytetit të Kukësit shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse të institucionit që ai drejton.
Pamjet skandaloze u publikuan gjerësisht në rrjete sociale dhe televizione, duke e bërë padyshim ngjarjen kryesore mediatike të ditës së djeshme dhe jo vetëm. Gici, që aktualisht mban postin e Presidentit të Nderit të klubit verilindor, është shkarkuar menjëherë nga detyra e kryetarit të Bashkisë dhe SPAK-u ka nisur hetimet për të mësuar nëse kemi të bëjmë me shpërdorim detyre apo Gjicit do t’i ngarkohet një tjetër akuzë.
UDHËKRYQ – Me këtë ngjarje klubi i Kukësit vendoset në një udhëkryq dhe vë në rrezik të madh vijueshmërinë në Kategorinë Superiore të sezonit të ri, duke kthyer hije të së shkuarës në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar.
Aktualisht ekipi ka pasur vetëm largime, teksa pas kësaj ngjarjeje priten akoma më shumë lëvizje në dalje. Familja Gjici ka investuar prej vitesh për këtë klub dhe pas këtij skandali vijueshmëria vihet në pikëpyetje të madhe. PANORAMASPORT.AL