Kanë dalë pamjet e momenteve të fundit përpara mbytjes së anijes me emigrantë në Pylos në Greqi pak ditë më parë.
Sipas mediave greke, pamjet tregojnë momentet kur qindra emigrantë të “humbur” në ujërat e Mesdheut ishin gjallë dhe të lumtur
Përpara se të ndodhte tragjedia, ku humbën jetën dhjetëra persona, të gjithë të pranishmit në varkë dukeshin optimistë për jetën e re që besonin se do t’u hapej, por rezultoi se fundi nuk ishte i lumtur.
Kushtet e mjerueshme në të cilat transportoheshin shtetasit në fjalë nga trafikantët, duke përfituar nga nevoja e tyre, ku anija e peshkimit kishte një kapacitet prej vetëm disa dhjetëra personash, çuan në vdekjen e një numri të madh njerëzish. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin burra, me pak gra dhe fëmijë, ndërsa mes tyre ka edhe trafikantë, 9 prej të cilëve janë shpëtuar dhe akuzohen si të përfshirë në çështjen që i kushtoi jetën një numri të madh njerëzish që besuan në një të ardhme më të mirë.