BallinaKronikeAtentati ndaj Ardian Nikulajt/ Media angleze: Tre britanikët, rrezikojnë ta kalojnë pjesën...

Atentati ndaj Ardian Nikulajt/ Media angleze: Tre britanikët, rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës të burgosur në Shqipëri

spot_img
spot_img

NIKOLETA KOVAÇI / “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të gjatë vrasjes së Ardian Nikulajt, ndodhur me 19 prill të këtij viti në ambientet e hotelit të tij në Shëngjin

Në këtë artikull bëhet me dije se tre shtetasit e tyre britanik mund të rrezikojnë shumë vite burgu secili pasi ata janë të përfshirë në atë krim, madje media aludon edhe për masën e dënimit që do të marrë secili. Por në faktet e dhëna në lidhje me ngjarjen, historinë e saj të kahershme e deri më sot, “Daily Mail” i trajton të arrestuarit e Britanisë dhe të kërkuarit e Shqipërisë si autorë të atij krimi të rëndë. Madje rolet e secilit të përcaktuar nga prokuroria shqiptare janë të lënë në të njëjtën akuzë ehe nga media, ndonëse ende nuk është shqyrtuar asnjë provë që i lidh të akuzuarit me krimin e vrasjes mesditën e 19 prillit.

Media britanike saktëson gjakmarrjen që ndodhet mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, duke fiksuar faktin se vrasjen e vëllait të viktimës, ndodhur në vitin 1997 e kanë kryer Gëzim Lekstakaj dhe nipi i tij, Laurent Gjetja. Në fakt asnjë institucion në vendin tonë nuk e ka të provuar praninën e dy viktimave ë familjes Lekstakaj në atë ngjarje. Por, “Daily Mail” duket se iu referohet mediave shqiptare, që e njohin pak ngjarjen dhe sigurisht edhe përfaqësues britanike që përfaqëson akuzën tonë në Gjykatën britanike. Megjithatë, media ndalet tek fakti se britanikët janë të përfshirë të gjithë në rol vëzhguesish, pasi vrasjen, sipas tyre e ka kryer shtetasi portugez që qëndron në Britani, por që u kap në Marok, Ruben Saraiva.

SHKRIMI NË “DAILY MAIL”

Tre shtetas britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, përballen me rrezikun që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, që u ekzekutua me gjashtë plumba në 19 prill në Shëngjin. Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, në një artikull mbi procesin e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare lidhur me krimin e rëndë. Vendimi pritet të jepet në nëntor. Prokuroria shqiptare pretendon se 3 britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7 vjeç, ishin të përfshirë në krim. Sipas hetuesve, Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar në planin për të larë hesapet disa vjeçare me biznesmenin Nikulaj.

Menjëherë pas ekzekutimit të biznesmenit në lokalin e tij, shtetasit britanikë bashkë me portugezin që kreu vrasjen, janë larguar nga Shqipëria, por prokuroria e Lezhës, kërkon t’i ekstradojë ata për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri

Dosja në gjykatën e Uestminsterit ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradim, tregon se të afërmit e Edmond Haxhisë dhe Ardian Nikulajt ishin përfshirë në një “gjakmarrje” disavjeçare.

Më 25 qershor 1997, në Lezhë, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri Pëllumb Nikulaj, vëllain e Ardian Nikulajt. Më pas, në shtator të atij viti, Lekstakaj dhe Gjetja u qëlluan për vdekje në një sulm hakmarrjeje, të cilin thuhet se e kishte organizuar Nikulaj.

Në mars të vitit 1999, në një fshat të Shqipërisë, dy anëtarë të familjes Lekstakaj Gjovalini dhe Pjetri qëlluan me armë zjarri ndaj Nikoll Nikulajt, xhaxhanë e Ardianit. Ai u kundërpërgjigj me pushkë gjuetie, duke vrarë Gjovalin dhe plagosur Pjetrin, i cili u largua në Birmingham.

Në vitin 2007, Shqipëria tentoi ta ekstradonte Pjeter Lekstakajn për tentativën e vrasjes së Nikoll Nikulajt, por kërkesa dështoi. Avokatët e Lekstakajt argumentuan se ai vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik dhe burgjet shqiptare nuk do të mund të trajtonin të dënuar me këtë gjendje.

Tre shtetasit britanikë dyshohet se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer vëzhgimin e Ardian Nikulajt në lokalin e tij, në Shëngjin. Ruben Saraiva, 27 vjeç, i lindur në Portugali e banues në Mbretërinë e Bashkuar, është personi që qëlloi biznesmenin. Ai u largua nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes, por u arrestua në Marok në fillim të majit ku është dërguar kërkesa e ekstradimit. Ndërkohë në procesin që mbahet në Londër, Zoe Lash, përfaqësuese e qeverisë shqiptare, tha se më 19 prill në orën 13.23, Ardian Nikulaj u qëllua me gjashtë plumba.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dikë që hyn në lokal me një skafandër dhe një jelek fluoreshent, qëllon dhe largohet me një motoçikletë gri. Sipas saj, sulmi ishte i paramenduar që kishte një shkallë të konsiderueshme planifikimi.

Haxhia dyshohet të jetë organizatori i vrasjes. Edmond Haxhia është kushëri i një familjeje të quajtur Lekstakaj. “Ne themi se ata janë në gjakmarrje me familjen e viktimës që nga viti 1997, kur dyshohet se vranë vëllain e viktimës. Haxhia, 37, Hunt, 49, Bridgeman, 27 dhe Mithan, 35, të gjithë mohojnë kryerjen e përgjimeve që çuan në vrasje. Haxhia mohon organizimin e goditjes dhe i armatosuri i dyshuar është i arrestuar në Marok. Haxhia, Hunt dhe Mithan mbeten në paraburgim, por Bridgeman u lirua me kusht pasi babai i saj i ofroi gjykatës një garanci prej 20,000 £. Seanca dëgjimore e ekstradimit do të mbahet në nëntor,” mbyllet shkrimi i “Daily Mail”.

GJYKIMI

Pak ditë më parë, në Londër, britanikët e akuzuar si pjesëmarrës në atë ngjarje dolën sërish para gjykatës. Në fakt, nuk u shqyrtua asnjë provë apo fakt i shkuar nga dosja e Drejtësisë sonë, por nëse në atë dosje plotësoheshin kushtet për të ekstraduar të akuzuarit e Shqipërisë. Në qeli ndodhen përveç dy britanikëve edhe Edmond Haxhia, djali nga Kakarriq i Lezhës i cili pretendohet se ka organizuar sulmin në lokalin e Nikulajt. Por sërish gjykata britanike e refuzoi ekstradimin e tyre, duke bërë me dije se do t’i jepnin Shqipërisë edhe 5 muaj kohë për t’i bindur me fakte e prova jo vetëm si pjesëmarrës në atë krim por madje edhe për gjykim të drejtë. Nga 5 britanikët e vënë nën akuzë, përfshirë edhe Haxhinë, dy prej tyre janë lënë të lirë, njëri për shkak të një garancie, ndërkohë që personi i akuzuar nga prokuroria e Lezhës për vëzhgues në rolin kryesor, nuk është arrestuar. Për të, gjykata angleze tha se nuk ekzistonte asnjë provë që mund ta vinte nën akuzë. Ndërkohë që Ruben Saraiva, i arrestuar në Marok, sipas të dhënave ka mohuar të jetë autor i atij krimi. Ai së shpejti pritet të dalë para gjykatës në Marok bashkë me avokatin e tij për të përcaktuar pozicionin e tij në historinë që sipas tij e përndoqi nga Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular