Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit, atë të lëndëve me zgjedhje.
Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij provimi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.
Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, një kërkese kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.
Kujtojmë që një ditë më parë dolën rezultatet e provimit të maturës për lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.