Pas videos s*ksuale, ka dalë një tjetër regjistrim i Safet Gjicit me vajzën që kreu marrëdhënie intime në zyrë, ku bisedojnë për një tender për qentë e rrugës.
Biseda për tenderin është bërë në zyrë pasi ish-kryebashkiaku i Kukësit dhe Alma K., kishin kryer marrdhënie intime mes tyre.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, vajza iu është prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës.
Pjesë nga biseda:
Alma K.: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo? Më sajo ndonjë punë këtu ore, të vij të marr një shtëpi me qira. Kam dy shkolla
Shteti do më paguajë, s’do më paguash ti
Safet Gjici: Për qentë?
Alma K.: Heee?
Safet Gjici: Do shkosh… Do ta thërras unë atë që merret me këtë punën e qenve dhe do i lësh ato
Alma K.: Letrat
Safet Gjici: Po letrat se si ke, se duhet kaluar me vendim të këshillit
Alma K.: Se kam gjetur gjithë atë tokë, 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja me të përdorura
Safet Gjici: Nuk është problemi aty, problemi është se ne si do ta kryejmë procedurën që të gjithë qentë e rrugës që i marrim këtu, ti sjellim atje dhe sa shkon, si shkon, preventimi, njëra e tjera
Alma K.: I kam me projekt
Safet Gjici: I ke me projekt. Tani ta thërras këtë unë (i bie telefonit) dhe shko atje ti tek…
Alma K.: Është këtu tek Bashkia? Tek kjo zyrë?
Safet Gjici i bie telefonit