Moti për javën e ardhshme pritet të kthehet në “normalitet”, kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Evropën qendrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë, sipas parashikimit nga SHMU.
Pritet që java të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell por në zonat malore në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara.
Si dhe gjatë kësaj jave do të ketë rritje të temperaturave temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 gradë celsius. Ndërsa duke nisur nga dita e enjte dhe e premte temperaturat në mesditë do të jenë disa gradë më lart sesa ajo e matur për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.