Disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova që kalojnë nga pika e Jarinjës.
Mediat kosovare shkruajnë se pasditen e sotme, rreth orës 19:00, disa drejtues serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po i lënë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë për në Serbi.
Pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës, nga forcat serbe, kryeministri i vendit Albin Kurti vendosi bllokimin e hyrjes së kamionëve me mallra serbë. Por, Kurti nuk u ndal me kaq, më vonë vendosi ndalimin e hyrjes së automjeteve me targa serbe në Kosovë.
Bllokimin e kamionëve me mallra serbë, Kurti nuk e quajti si masë ekonomiko-tregtare, por si masë sigurie për qytetarët e Kosovës.