Goli i Jasir Asanit ndaj Moldavisë ishte një nga më të bukurit të përzgjedhur nga UEFA. Sulmuesi shqiptar, falë një goditje fantastike nga larg, ia doli të shënojë me anë të një perle.
Ky gol është vlerësuar më i miri në xhiron e 3-të të kualifikueseve të EURO 2024. nga UEFA. Siç shihet në postimin e bërë në rrjetet sociale, Asani ka mposhtur konkurrencën e të tjerëve. Kujtojmë që për lojtarin shqiptar ky ishte goli i parë me fanellën kuqezi. Për Asanin ishte ndeshja e dytë me Shqipërinë, teksa vlen të theksojmë se ka qenë pjesë e të rinjve të Maqedonisë së Veriut.