BallinaRajoniVIDEO/ Kur Albin Kurti doli kundër presidentit amerikan: Jam skeptik

VIDEO/ Kur Albin Kurti doli kundër presidentit amerikan: Jam skeptik

spot_img
spot_img

Albin Kurti pothuasje gjatë gjithë karrierës së tij politike ka kundërshtuar kërkesat që vinin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ndër rastet e shumta është kur kryeministri i Kosovës u tregua shumë dyshues ndaj deklaratave të presidentit amerikan George W. Bush, i cili me 10 qershor të vitit 2007 kishte treguar se çështja e shpalljes së Pavarësisë ishte vetëm çështje kohësh.

“Mjaftë është mjaftë. Kosova është e pavarur”, kishte deklaruar Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë pak muaj para 17 shkurtit 2008, kur  u shpallë Kosova Republikë, ndërsa për Kurtin kjo qe deklaratë boshe.

“Bushi nuk dha asnjë afat, dhe këtu unë jam pak skeptik”, kishte komentuar deklaratën e tij, Albin Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës me sa duket e ka kthyer në një linjë politike qëndrimin kundër SHBA, pasi dhe së fundmi nuk po ndërmerr asnjë hap që perëndimi thotë se janë të nevojshme për të de-përshkallëzuar tensionet në Veri.

Kurti mund të përballet me sanksionet amerikane nëse nuk përmbush detyrimet dhe të shtensionojë situatën në veri të vendit.

Mediat kanë publikuar një document ku thuhet se masat e SHBA dhe të komunitetit transatlantik mund të aplikohen për Kosovën në rast se qeveria refuzon planin e propozuar nga BE për të normalizuar situatën në komunat me shumicë serbe, që lidhen me largimin e policisë speciale të kosovës, krijimin e asocacionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve aty.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular