BallinaPolitikeEMRAT/7 deputetë dalin kundër mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar, që miratoi...

EMRAT/7 deputetë dalin kundër mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar, që miratoi zgjedhjet e 29 korrikut

spot_img
spot_img

Përmes një deklarate për shtyp 7 deputetë të PD, kanë dalë kundër mbledhjes së sotme që zhvilloi Këshilli Kombëtar, i cili miratoi zgjedhjet e 29 korrikut, plotësoi vakancat në komisionet brenda PD dhe doli me një rezolutë të përbashkët për angazhimin në të mirën e së ardhmes së PD.

Në deklaratën për shtyp të 7 deputetëve, thuhet se këto janë vendime të njëanëshme, duke pretenduar se nuk është plotësuar kourumi përkatës për vendimarrje.

DEKLARATË PËR SHTYP

Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me shqetësim kemi ndjekur aktet e njëanshme të ndjekura nga një pjesë e Kryesisë së Partisë, të cilat kanë kulmuar sot me një falsitet antistatutor, duke konsideruar një takim pakuorum, si mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD.

Pasi kemi marrë kopje të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe konfirmimin zyrtar të organeve përgjegjëse statutore, konstatojmë se Këshilli Kombëtar i PD ka aktualisht në detyrë 453 anëtarë nga 478 anëtarë gjithsej të dalë nga Kuvendi Kombëtar i PD datë 17 Korrik 2022.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka patur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD. Duke e konsideruar antistatutor rezultatin e takimit të sotëm, për të shmangur një tjetër ngërç në PD, për të ndalur përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike, si dhe për të garantuar forcimin e Partisë Demokratike, deklarojmë se:

Duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD.

DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:

LEFTER GËSHTENJA
RAMADAN LIKAJ
BLEDION NALLBATI
DASHNOR SULA
HELIDON BUSHATI
XHELAL MZIU
SAIMIR KORRESHI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular